Aksidenti në aksin Kosmaç-Vau i Dejës/ Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin, u plagos rëndë

Aksidenti në aksin Kosmaç-Vau i Dejës/ Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin, u plagos rëndë

09:03, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 17-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident rugor me makinën që drejtonte. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kosmaç-Vau i Dejës, ndërsa policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rrethanat dhe përgjegjësinë e ngjarjes.

Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedim penal ndaj një të mituri 17-vjeç, i cili dyshohet se drejtonte automjetin që doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi 17-vjeçar, i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco