Lajmi i fundit

Pas Pjerin Ndreut, Rama i ndërsen deputetes që e braktisi, Bajrat e Shkodrës

Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit! Policia aksion për kapjen e tij

Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit! Policia aksion për kapjen e tij

11:03, 28/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen detaje të reja  lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.

Burime për News24 bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.

Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

LEXO EDHE: Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar! Dëshmitë zbardhin dinamikën e ngjarjes

Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.

Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë por u liruan disa orë më vonë. Burime jozyrtare bënë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Lirohen nga policia 2 vëllezërit Braçi. U shoqëruan për vrasjen e biznesmenit italian

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco