Deputetja që braktisi Ramën, Marjana Koçeku ka reaguar me një postim në facebook ku kuptohet qartë se është kërcënuar nga bandat e Edi Ramës.
Postimi ne facebook:
Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.
Një ditë më pare ajo sfidoi Ramën duke i kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, për të matur forcat se kush fiton.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruante deputetja në një reagim të saj.

© SYRI.net