Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

VIDEO/ Shkrumbohet stalla e bagëtive në Gjirokastër, shpëton gjëja e gjallë

15:08, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune një stallë bagëtish në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.

Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, zjarri ka rënë  rreth orës 13:10, në fshatin Mashkullorë, Njësia Administrative Cepo, në një ambient (kasolle) që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët. Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku, që zjarri të përhapej në banesat përreth.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre. Brenda kasolles ndodheshin dru për ngrohje dhe barëra, të cilat u dogjën nga zjarri.

Fatmirësisht nuk pati dëme në gjënë e gjallë, por vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco