Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK

11:11, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen Elira Gogo ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar shtetit për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ish-funksionarja e lartë është miliona lekë.

“Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë vërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Nga hetimet rezultoi se veprimet e shtetases Elira Gogo në cilësinë e Drejtoreshës së ASHK-së Tiranë Veri, janë përpiluar dhe nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Këto veprime kanë sjellë përfitim të padrejtë për subjektin ndërtues dhe dëm të interesit publik.

Nga sa më sipër, rezultoi e provuar se nga ana e shtetases Elira Gogo janë konsumuar elementet e veprës penale të “falsifikim i vulave, stampave ose formulareve”, pasi pa bërë matje në teren ka urdhëruar pagesën e taksës e infrastrukturës dhe sipas saj, sipërfaqja totale e objektit shtesë që do të legalizohej është 80.5 m2. Kur nga akti i ekspertimit sipërfaqja e ndërtimit jashtë lejes së ndërtimit, është 2240m2. Si dhe është konsumuar vepra penale ‘Shpërdorim detyre’.

Ndërkohë shtetasi Sh.B. ka konsumuar elemente të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” në  kushtet e shkeljes së  lejes së ndërtimit për qëllim fitimi”, bëri me dije Prokuroria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco