Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me ‘Piranjat’

22:18, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Piranjat” kanë trajtuar herë pas here problemet që qytetarët kanë hasur me drejtësinë, shpesh edhe me avokatët, të cilët duhet të mbrojnë interesat e palëve dhe të zgjidhin problemin.

Por duket se jo gjithmonë ndodh kështu. I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh, Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës.

Por personi, i cili kishte në pronësi apartamentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur në këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokate për t’i dhënë zgjidhje problemit. Avokatja, Brunilda nga Durrësi, i premtoi se situata e tij do të zgjidhej, por më parë duhej që Arbeni t’i paguante 8 mijë euro.

Por pavarësisht pritjes së gjatë, ai nuk gjeti zgjidhje nga avokatja. Prandaj, ai e zgjidhi situatën në një formë tjetër dhe kështu i kërkoi avokates t’i kthente shumën që i kishte dhënë, përveç tre mijë eurove që ajo i kishte paguar një notereje.

Arbeni e kishte kontaktuar disa herë avokaten përmes celularit, apo duke kërkuar që ta takonte në Shqipëri.

Ai tregoi se një ditë madje e priti me orë të tëra para zyrës, por ajo nuk u paraqit, pavarësisht se i kishte premtuar se do të takoheshin. Ndërkohë, e gjendur përballë “Piranjave”, avokatja u justifikua me faktin se kishte pasur disa probleme familjare, ndaj nuk kishte mundur që ta kryente pagesën.

Por një ditë pasi “Piranjat” shkuan në zyrën e saj, ajo i dha klientit shumën që i detyrohej, rreth 4600 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco