Vlorë/ Plagosi 40-vjeçarin me mjete të forta, prangoset autori i ngjarjes

Vlorë/ Plagosi 40-vjeçarin me mjete të forta, prangoset autori i ngjarjes

12:33, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është arrestuar autori i plagosjes të ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se 35-vjeçari, i identifikuar me inicialet B. B. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

“Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë. Autori i dyshuar, shtetasi B. B., 35 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bluve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco