Vlorë/ Një i plagosur me kaçavidë, në kërkim autori

10:27, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e “29 Nëntorit”.

Sipas burimeve për Syri TV, 35-vjeçari Edison Goga ka mbetur i plagosur lehtë në krah, pas një sherri me një person tjetër, i cili dyshohet se e ka goditur me kaçavidë.

Autori i dyshuar i ngjarjes është 40-vjeçari Besmir Brahimi, i cili ndodhet aktualisht në kërkim nga Policia e Vlorës.

Sipas burimeve të para hetimore, dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lokalizimin e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco