SYRI TV/ Iu dogj banesa, familja Zito në Maliq në qiell të hapur, kryefamiljari bën apel për ndihmë

20:57, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familja Zito në fshatin Strelcë të Maliqit dy ditë më parë, për shkak të një zjarri në banesë, humbi gjithcka kishte. Tashmë Sazan Zito, nëna e tij dhe tre fëmijë të mitur ndodhen në qiell të hapur, ndërsa kryefamiljari bën apel për ndihmë.

SYRI TV

Zjarri i mori edhe ato pak gjëra që familja Zito kishte në banesë. Kryefamiljari Sazan Zito, tre fëmijët e tij të mitur dhe nëna e moshuar mbetën nën qiell të hapur, ndërsa reshjet dhe temperaturat e ulta janë në prag. Ai bën apel që gjithkush që ka mundësi ta ndihmojë sadopak

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati viktima apo të lënduar, por flakët përfshinë të gjithë banesën, duke shkrumbuar çdo gjë në pak minuta. Sazan Zito rrëfen momentet dramatike kur njoftoi policinë dhe pa me sytë e tij shtëpinë duke u përpirë nga flakët. Përveç banesës, u dogjën edhe veglat e punës dhe rezervat ushqimore për bagëtitë, duke i hequr familjes burimin e vetëm të jetesës.

Bashkia Maliq ka njoftuar se do tĂ« marrĂ« masa pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« familjes Zito, duke e strehuar pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« ambientet e ambulancĂ«s sĂ« fshatit dhe duke ofruar ndihma ushqimore deri nĂ« rindĂ«rtimin e banesĂ«s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco