VIDEO/ Aksident i rëndë në Peqin, një i vdekur

20:35, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqnit. 

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimi, i identifikuar si shtetasi Kadri Dedej.

Sipas burimeve për SYRI-n, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco