Më të njëjtin skenar si në filmin Alkatraz, Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu i Fierit mëngjesin e 24 shtatorit 2025. Me një thikë të improvizuar ai për muaj me radhë ka gërryer murin e burgut dhe ka mundur të dalë deri në tarrace ku është pikasur nga gardianët. Semanaj vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës.
Nga SYRI TV
Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Fier orët e para të 24 shtatorit.
Syri Tv mëson se Bledar Selmanaj, me një thikë të imporvizuar ka gërryer një pjesë të murit dhe ka dalë në tarracë, duke u ngjitur përmes ulluqeve.
Teksa po tentonte të largohej nga ambientet e vuajtjes së dënimit, Selmanaj është pikasur nga gardianët e burgut dhe është neutralizuar në kohë.
Syri Tv mëson se me një thikë të improvizuar Selmanaj ka gërmuar për disa kohë murin dhe e mbulonte me sende në mënyrë që të mos dallohej nga shërbimet e burgjeve gjatë kontrolleve rutinë në dhoma.
Bledar Selmanaj pas ndalimit është rikthyer sërish në qeli ku vijon të kryerje dënim me burg.
Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës.
Ky nuk është rasti i parë që Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burgu. Ai ka provuar të largohet edhe dy herë të tjera më parë, por është kapur nga gardianët.
Policia dhe Drejtoria e Burgjeve kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush mund ta ketë ndihmuar atë dhe dy të burgosur të tjerë me mjetin prerës që u përdor për arratisjen.
Selmanaj ndodhej në burgun e Fierit prej marsit 2024.
© SYRI.net