EMRI/ Vrasja me thikë në Durrës, identifikohet viktima

21:04, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është identifikuar personi i gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Durrësi

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është Valbon Beqiraj, 51 vjeç.

Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet nga nipi i tij brenda banesës, në katin e katërt të pallatit ku banonte ndërsa se dyshohet se është goditur me thikë. Po ashtu, gazetarja e SYRI TV në Durrës, raporton se ngjarja dyshohet edhe për vetëvrasje.

Policia raportohet që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Pritet që policia e Durrësit të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco