Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës, vetëm pak minuta pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet i parkuar në rrugën “Demokracia”.
Shtetasi me iniciale R. M., banues në Kamëz, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5 gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Arrestimi u bë vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:
shumën e parave të vjedhura,
automjetin me të cilin do të largohej i dyshuari,
dhe celularin e tij.
Zyrtarët e policisë njoftuan se po vijon puna hetimore për të verifikuar nëse 44-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera në zonë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë veprimet ligjore për rastin.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.
44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net