U kap i dehur në makinë/ Tentoi të korruptonte policët, prangoset 51-vjeçari

U kap i dehur në makinë/ Tentoi të korruptonte policët, prangoset 51-vjeçari

11:31, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një raste të të tentativës për të korruptuar efektivët në terren, duke e çuar në 28 numrin total të drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar që nga fillimi i këtij viti për këtë vepër penale.

Raportohet se u arrestua shtetasi G. R., 51 vjeç, banues në Durrës, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. \

Gjatë kontrollit, ai tentoi t’u ofronte efektivëve 20 euro për të shmangur testin e alkoolit. Pavarësisht përpjekjes, testi u krye dhe rezultoi se ai kishte një normë prej 0.71 mg/l alkool në gjak.

Sakaq, materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco