Lezhë/ Arrestohet për dhunë në familje 41 –vjeçari në Kurbin, një tjetër prangoset për kultivim kanabisi

Lezhë/ Arrestohet për dhunë në familje 41 –vjeçari në Kurbin, një tjetër prangoset për kultivim kanabisi

11:13, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I denoncuar nga bashkëshortja për dhunë në familje, është vënë në pranga një 41 - vjeçar në Mamurras.

Po nga policia e Lezhës është kapur një person që ishte shpallur në kërkim për kultivim droge.

Ndërkohë nga policia e Mirditës ka proceduar gjithashtu edhe një shtetas që ka zënë me forcë tokën e dikujt tjetër.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj.     

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.09.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., i dyshuar  i përfshirë në  kultivimin e 196 bimëve narkotike, në fshatin Zhej, ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai të ndiqet në gjendje të lirë.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco