Banorët e lagjeve në Fier po shprehin shqetësim të thellë për rritjen e rasteve të konsumit të lëndëve narkotike nga të rinjtë, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve dhe ambiente të pabanuara për të konsumuar.
Shumë prej banorëve kanë denoncuar përsëritje të incidenteve ku grupet e rinisë abuzojnë me drogën në zona të ndryshme të banuara, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri në komunitet.
Si përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, janë shtuar kontrollet në terren, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e përdorimit të drogës, si dhe goditjen e grupeve të trafikut në zonat problematike.
Operacionet do të vijojnë intensivisht, për të garantuar më shumë siguri dhe qetësi në lagjet e qytetit.
© SYRI.net