U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë

U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë

10:19, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi).

Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje.

Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco