Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë aksit Lezhë-Milot. Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në një përplasje të fuqishme, si pasojë e të cilës dy persona kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi shkakun e përplasjes, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net