Një 41 vjeçar u arrestua pasi po transportonte transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues, 41 vjeçarin banues në Lushnje shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike, informoi sot policia e Vlorës.
E.V akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia nuk bën të ditur sasinë e kokainës që është sekuestruar.© SYRI.net