Projekti TID, i cili ka si synim nxjerrjen ne pah të vlerave historike të Durrësit do të shkojë në gjykatë. Banorët që preken nga ky projekt kërkojnë pezullimin e tij pasi, vlera që i është ofruar atyre nga qeveria për banesat është qesharake. Ndërkohë që edhe pas takimit me kryebashkiaken Emiriana Sako, ata nuk kanë marrë asnjë mbështetje
SYR TV
Banorët e Durresit do ti drejtohen gjykatës për ti kërkuar pezullimin e projekti TID, i cili prek banesat e tyre. pas takimit me kryetaren e Bashkisë Emirjana Sako, banorët kanë dalë të zhgenyer duke u shprehur se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Ata theksojnë se ky institucion i ka marrë te mirëqëne projektin duke mos pasur forcen që të kundërshtojnë. Sipas banorëve vlerat e dëmshpërblimit janë qesharake, teksa 74 familje durrsake që preken nga ku projekt do të kundërshtojnë deri në fund këtë projekt
Projekti TID synon “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës” për të nxjerrë në pah vlerat historike dhe arkeologjike të saj, por pjesë e prishjeve mund të jetë edhe një mur i periudhës turke, i vitit 1502, por ky restaurim i kështon banesat familjeve durrsake. Ndërkohë projekti është një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.
© SYRI.net