Shisnin kokainë në Valias, dy të arrestuar në Kamëz

Shisnin kokainë në Valias, dy të arrestuar në Kamëz

10:28, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Kamzë janë goditur dy raste të shitjes së kokainës në doza, ku si pasojë janë arrestuar dy persona.

Gjatë kontrolleve iu gjetën dozat e lëndës narkotike të gatshme për shitje. 

Njoftimi:

Kamzë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza.

Arrestohen 2 autorët. Sekuestrohen dozat e lëndës.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco