Shkodër, agjësohen mbi 8 mijë rrënjë kanabis! Organizatorët në hije, ndëshkohen kryepleqtë

09:01, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre parcela kanabisi janë zbuluar gjatë kontrolleve në territorin e qarkut të Shkodrës ndërsa janë asgjësuar 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Policia informon se ka proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 5 kryetarë fshatrash ndërsa nuk janë vënë në pranga organizatorët e kultivimit të parcelave me kanabis.

Operacioni ‘Koordinata’

Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, u gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin V. V.; për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; dhe për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin P. H.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 780 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 175 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco