Aksident me pasojë përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur këtë të hënë në aksin e vjetër rrugor Fier - Cakran, në afërsi të kthesës për në fshatin Peshtan i Madh në Fier.
Tre automjete, një Audi, Volkswagen dhe Hyundai, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme materiale dhe ku një prej shoferëve të automjeteve ka mbetur i plagosur. Burime nga vendngjarja pohuan se në atë vend rruga ka një pjesë të dëmtuar dhe me disnivel, çka bën që automjetet që qarkullojnë në atë aks rrugor të ecin normalisht, por frenojnë menjëherë në atë vend të prishur rruge.
Po këto burime pohuan se nga përplasja e tre automjeteve ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to nuk kanë pasur dëmtime që do të kërkonin transport në spitalin rajonal Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertë dhe forca të policisë për të përcaktuar shkaqet dhe kush ka qenë shkaktari i këtij aksidenti të trefishtë.
© SYRI.net