Ish kryebashkiaku i Durrësit lë spitalin, rikthehet në qeli. Ja sa ditë i kanë mbetur Vangjush Dakos për të ndenjur në burg

Ish kryebashkiaku i Durrësit lë spitalin, rikthehet në qeli. Ja sa ditë i kanë mbetur Vangjush Dakos për të ndenjur në burg

18:11, 21/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi Apeli i GJKKO e dënoi përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka lënë ambientet e spitalit për t’u rikthyer në qeli.

Pas disa ditëve qëndrim në spital për shkaqe shëndetësore, Policia ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Sipas burimeve, ish kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve, atij i mbaron dënimi më 27 shtator, ndërsa pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episode, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të një shoqërie, ku ai dhe vartësit e tij përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco