Prej disa kohësh, situata e menaxhimit të mbetjeve urbane në Shijak ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Pamjet e siguruara për Syri TV tregojnë qartë se të gjitha lagjet e qytetit janë të mbushura me grumbuj mbeturinash të pambledhura prej ditësh.
Venddepozitimet e mbeturinave janë kthyer në “male” plehrash që ndotin ambientin, përhapin erë të rëndë dhe përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik. Kjo situatë alarmante nuk po merr asnjë zgjidhje nga autoritetet vendore, ndërsa qytetarët ndihen të braktisur.
Ndërkohë, në fshatin Shilë, mbeturinat janë djegur në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës së sotme, duke shtuar ndotjen e ajrit dhe duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.
Kjo krizë e menaxhimit të mbetjeve tregon dështimin e plotë të strukturave përgjegjëse për ruajtjen e higjienës dhe shëndetit publik në Shijak. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e zonës dhe për vendosjen e një sistemi funksional për menaxhimin e mbetjeve.
© SYRI.net