Vodhi makinën për ta shitur për skrap/ Procedohet penalisht 42-vjeçari në Tiranë

Vodhi makinën për ta shitur për skrap/ Procedohet penalisht 42-vjeçari në Tiranë

14:36, 21/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Policia e Tiranës gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.

“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco