Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, FOTOT e viktimave

Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, FOTOT e viktimave

20:16, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 32- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.

Siç u raportua 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco