Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Dibrës lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Dibrës lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

18:56, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Dibrës shpall moskopetencën dhe kalon në SPAK dosjen për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra.

Kjo Gjykatë ka caktuar këtë të shtunë (20 shtator 2025) masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj,  të arrestuar dje pasi akuzohen për marrjen peng dhe vrasjen e Renis Dobrës.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit mbrëmjen e 8  korrikut 2025.

Trupi i 23-vjeçarit u gjet pas disa ditësh kërkimesh buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Shkak i krimit, dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur që dosjen për vrasjen e Renis Dobrës të ja kalojë SPAK, për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal.

Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco