Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari pranë Kapshticës

Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari pranë Kapshticës

12:11, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte.

Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco