EMRI/ Dhunohet rëndë një polic në Fushë Krujë, identifikohet autori

EMRI/ Dhunohet rëndë një polic në Fushë Krujë, identifikohet autori

21:00, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.

Një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Autori i dyshuar i sulmit është Aranit Merlika, tashmë i identifikuar nga autoritetet.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më shumë detaje priten në orët në vijim. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco