Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Meta mbetet në qeli/ Avokati Cakrani: I janë shkelur të drejtat politike, betejën e vijojmë në Apelin e GJKKO

16:26, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjyqtarja politike e GJKKO, Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Presidentin e PL, Ilir Meta, avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani u shpreh se nuk kishte asnjë pritshmëri se gjyqtarja Gjoka do të jepte një masë lehtësuese apo të pranonte kërkesën.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë, avokati Cakrani tha se kreut të PL, Ilir Meta i janë shkelur të gjitha të drejtat politike, madje duke mos pranuar që të bëntë fushatë qoftë dhe në paraburgim, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për Cakranin, vendimi i kësaj të premteje, ishte politik, duke shtuar se të gjitha dosjet e liderëve të opozitës për çudi i bien vetëm gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Sipas avokatit, beteja do të vijojë në shkallën tjetërt ë gjyqësorit, Apelin e GJKKO.

Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të gjykatës evropiane. Të gjithë liderët e opozitës i bien për shqyrtim gjyqtares Irena Gjoka, e prisja këtë dhe e dija që do ta rrëzonte kërkesën.

I janë shkelur të drejtat politike, s’i është lejuar të bëjë fushatë edhe në ambientet e paraburgimit. Gjyqtarja s’dëgjon.

Ne do vazhdojmë në Apelin e  GJKKO, shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë e duhur. Ne do i shterrojmë të gjitha gjykatat. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë. S’ka dhenë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm mospranim rekursi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco