GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Presidentin e PL, Ilir Metës.
Vetë ish-kreu i shtetit nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, teksa GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia.
Më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua për të shqyrtuar çështjen e kreut të PL-së, Ilir Meta, ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje.
Kërkesa e gjyqtares së GJKKO-së, Gjoka, nuk i është pranuar nga kreu i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani.
Gjyqtarja Irena Gjoka ishte caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen në GJKKO ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
© SYRI.net