Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan

Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan

15:07, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar banues në Elbasan është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Sipas burimeve e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

Njoftimi/ Komisariati i Policisë Elbasan:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Marredhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco