Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Propaganda e Benet Becit me rrugën e Dukagjinit, pezullohen punimet, ka rënie të gurëve dhe inerteve

14:34, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga që lidh zonën e Dukagjinit me Bashkinë e Shkodrës është lënë në mëshirë të fatit. Punimet në këtë aks janë ndërprerë, ndërsa rënja e gurëve po rrezikon jetën e banorëve të kësaj zone.

Premtimet për ndrëtimin e trasesë së re janë bërë me shumë bujë nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Bezi, por qytetarët dhe turistët që e përshkojnë këtë rrugë shprehen të tmerruar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo nyje e rëndësishme për turizmin drejt alpeve shqiptare.

SYRI TV

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, kishte njoftuar përfundimin e rrugës së Dukagjinit, në lotin e parë Prekal – Kir prej 17 km, njoftim i cili u bë në fillim të muajit gusht.

SYRI TV vëzhgoi nga afër situatën në këtë aks rrugor, ku gjendja është skandaloze. Përgjatë rruges përballesh me gropa të shumta dhe rënie gurësh. Vetë banorët deklarojnë se punimet janë skandaloze dhe shpesh rroga eshtw bllokuar totalisht.

Për gjendjen e mjeruar të rrugës shprehin shqetësim edhe turistët, ku një shtetas izraelit thotë se gropat janë të pakalueshme dhe se nuk ka një tabelë që njofton bllokimin e aksit në pjesë të caktuara.

SYRI TV vëzhgoi edhe lotin e dytë, Kir-Lotaj-Ndërlysaj, ku punimet janë ndërprerë prej disa ditësh për shkak të rënies së masivit shkëmbor.

Rruga e Dukagjinit, që lidh disa fshatra, është një ndër akset më problematike në vendin tonë, ku ka pasur shumë viktima si shkak i aksidenteve tw shpeshta.

Standarte të tilla punimesh janë ndjekur në të gjitha rrugët e vendit në të cilat qeveria Rama ka dhënë tenderat për kompanitë klienteliente të qeverisë së ai drjeton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco