Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Vinte baste sportive në një lokal në kryeqytet, arrestohet 34-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i lokalit

Vinte baste sportive në një lokal në kryeqytet, arrestohet 34-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i lokalit

11:56, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka identifikuar dy shtetas që kryenin veprime të paligjshme në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një sasi kokaine, një celular që përdorej për baste sportive dhe disa mjete identifikimi.

Njëri prej shtetasve u arrestua në vend, ndërsa tjetri shpallet në kërkim.

Pronari i lokalit po procedohet penalisht për lehtësimin e aktiviteteve të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Identifikohen 2 shtetas që kryenin paligjshmëri në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”.

Procedohet penalisht pronari i ambientit.

Sekuestrohen një sasi Kokaine, 1 celular me të cilin viheshin baste sportive dhe disa mjete identifikimi.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;
-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco