Gjyqi për atentatin e ndodhur në Shkozet më 1 nëntor 2019, ku të pandehur janë Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, po zhvillohet mes mungesash, tensioni dhe dëshmive. Disa dëshmitarë kyç, si Aleksandër Laho, Genci Maloku dhe Luan Mata, munguan në seancë, ndërsa Arben Haxhia, vëllai i Bashkim Haxhisë, fillimisht refuzoi të dëshmojë, por më pas pranoi të fliste.
Haxhia tregon në dëshminë e tij se kishte qenë objekt presioni për të larguar vëllanë nga përplasjet, duke përmendur kërcënime të rënda ndaj familjes së tij. Ai identifikoi kontaktet me të dy të pandehurit dhe i lidh ato me përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Dëshmitë në gjyq:
Dëshmitari i paraqitur Arben Haxhia, vëllai i Bashkim Haxhia:
“Për ngjarjen nuk dua të jap dëshmi, nuk kam lidhje as nuk kam dijeni. Shfrytëzoj të drejtën për të mos dëshmuar”. Ndërhyjnë të pandehurit Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, Haxhia, u tërhoq nga qëndrimi dhe pranon të dëshmojë
Përgjigjet Arben Haxhia ndaj pyetjeve të prokurorut Adnan Xholi: Kam patur një bar të vogël në lagjen 5. Më tepër e njoh prej televizorit Rrumin, por ka ardhur më ka takuar edhe personalisht. Ka qenë vetë i treti. Pak i shëndosh ishte, trupi im me gjatësi. Arsyeja ishte që ky më paralajmëronte që im vëlla Bashkimi të largohej nga sherri, kur ra në burg kur iu bënë atentat këtyre zotërinjve (drejtohet nga kafazi), Juli ka qenë me allçi. Më thanë të qëndronte larg këtyre. Kemi këmbyer nr e telefonit, i thash largohuni moe u merrni. Vëllait nuk i tregova, i thash po më marrin në telefon po më shqetësojnë. Nuk ka ardhur herë tjetër të më takojë. Më ka marrë ai në telefon për të njëjtin muhabet. I dhashë të njëjtën përgjigje. Pas asaj date nuk jam takuar. Nuk kam dijeni për ngjarjen e 1 nëntorit 2019”.
Arben Haxhia pyetet nga avokati Ilia Ilia: Është ulur te lokali vetë i treti. Nuk kishin sende të paligjdhme në duar por një njeri që vjen ashtu nuk vjen bosh. Unë jam kërcënuar me mesazhe. Ka qenë që të heqi dorë se do e vrasim vëllain, dhe po se bëre vetë do vrasim dhe fëmijët e tu. Ishte njeri tjetër me nr tjetër. Vëllai është dënuar sot me 4 vjet e 8 muaj, për atentatin ndaj prokurorit. Unë di që kur kam shkuar te spitali, tim vëlla e kishin shoqëru në polici. Po të shohësh videon ai që del pas nga makina është im vëlla. Në makinë kanë qenë Plarenti dhe Juli. Në dijeninë time janë dëmtuar të 3. Im vëlla ka marr një plumb. Po të ishte zgjidhur ajo punë kush e ka bërë atentatin sdo ishin këta këtu dhe as unë. E lanë në heshtje, kam fëmijë në shtëpi”.
Dëshmon Haxhi Murati, pyetet nga Adnan Xholi: “në 2019 kam banuar në Krujë. Kam punuar në shtëpi dhe si kryeplak fshati njëfarë kohe. Nuk kam dijeni për ngjarjen. Asllan Rrajën e njoh, momentin që ka ndodhur ngjarja më ka ardhur tek shpia, do shkosh në Shijak me u fut për mos me u zgjeru më shumë pushka. Merrem me pajtime gjaqesh, kemi ndërhyrë është bërë ça është bërë mos bëhet më pushkë kot sa të zbardhet ngjarje. Kemi qenë 3 veta bashkë. Me Asllanin jemi takuar në Fushë Krujë. Babain e viktimës e kemi takuar pas 2-3 ditësh. Beqiri e dinte Tiranën, kemi shkuar direkt, kemi kontaktu dhe kemi lënë takim në Shijak. Unë gjithsej kam bërë dy takime në Shijak. Herën e tretë ndodhi virusi dhe nuk kam kontaktuar më, dhe nuk u mor vesh. Në takime ishin 6-7 veta, i ati viktimës vëllazërit. Ne na ka thënë Asllani që s’ka qenë djali im. Ne i thamë merr kontakt me djalin, ne nuk futemi në punët e shtetit. Familja e viktimës na kërkoi vetëm të tregonim realitetin, po e treguam s’do zgjatet më. I kam thënë Asllanit ti nuk zbardhe asgjë, ne tërhiqemi, i kërkuam falje familjes së viktimës për shqetësimin. Djali i Asllanit kishte një biznes në Fushë-Krujë, për dhëmbët. E mësuam nga tv që u arrestua. Redjan Rrajën se njoh, fëmijët e Asllanit si njihja, vetëm deputetin kam njohur, vëllain e tyre.
Haxhi Murati pyetet nga avokati Ilia Ilia i Plarent Dervishit: Prezent kanë qenë i ati dhe e shoqja, pastaj takimin e dytë na ka thënë fo mbledh njerëzit e mi në Shijak. Ishin njerëz shumë të nderuar, aty kishin vendlindjen. Në një klub jemi taku aty, mos gaboj 3 vëllezër ishin aty. Ajo që kërkuam ishte na tregu realitetin. Nuk janë përmendur emra personash. Kush ishte qëllimi që donit të takonit Aleksandër Lahon, vetëm se kishim dëgjuar që ishte në atë makinë, veç për ta dëgjuar. Ka qenë me iniciativën tonë. Prokurorin se njihja dhe se kam takuar.
Plarent Dervishi: “Ti ke shkuar para se të kapej Redjan Rraja. Po jap fakte jo mendim, se të ishte mendimi im do isha jashtë jo këtu. Sa ditë pas atentatit ke shkuar tek familja e viktimës.
Haxhi Murati: “kam shkuar 3 ditë pasi më kontaktoi Asllan Rraja, ngjarja mund të kishte ndodhur dhe muaj më parë. Asllan Rraja më ka marrë me shku te familja e viktimës me iu thënë se derisa të zbardhet ngjarja mos me bërë asnjë lloj veprimi. Asnjë dijeni skam për ngjarjen, veç ça di e gjithë shqipëria përmes tv. Asllan Rraja më ka thënë djali im nuk është fajtor, thuj familjes që deri ditën që ta zbuloj se djali im e ka bërë apo jo këtë krim, të ndalohen vrasjet. Dhe këtë kam bërë./Raporton nga GJKKO - Fatjon Gjinaj, Syri TV
© SYRI.net