Pamjet e vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës janë publikuar ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij.
Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën, dhe largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë. Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë.
Dëshmitarët e natës së ekzekutimit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtënat për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator. Por dëshmitarët kanë deklaruar se vetëm kanë parë Kolën të shtrirë në tokë. Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.
Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku
© SYRI.net