Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

DETAJET-  Helmimi i 3 vajzave të mitura/ Babai i gjeti pranë koshit të mbeturinave, dy prej tyre përfundojnë në reanimacion

DETAJET- Helmimi i 3 vajzave të mitura/ Babai i gjeti pranë koshit të mbeturinave, dy prej tyre përfundojnë në reanimacion

19:47, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë bërë publike, pas helmimit të tre fëmijëve në Korçë mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas burimeve për Syri, tre të miturat e helmuara janë gjetur në afërsi të një kazani mbeturinash nga i ati i tyre.

Teksa ka parë gjendjen e tyre jo të mirë, babai i tre fëmijëve i ka dërguar më pas në spital, ndërsa nga deklarimet e dhëna pranë uniformave blu, ai ka thënë se të miturat kishin konsumuar karamele që i kanë gjetur në mbeturina.

Aktualisht të tre fëmijët i janë nënshtruar terapisë intensive, ku vajza më e madhe, 10-vjeç paraqitet në gjendje të stabilizuar, ndërsa dy vajzat e tjera, përkatësisht 3 dhe 7 vjeç, ndodhen në repartin e reanimacionit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të 3 vogëlusheve në Korçë, të cilat dyshohet të jenë helmuar nga konsumimi i karameleve, Policia ka nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco