Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e raportuar këtë të enjte nga Përmeti, me përfshirje të një efektivi policie. Korrespondentja e Syri TV, raporton se shtetasi Artur Ago, 56 vjeç, me detyrë efektiv policie, është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie intime me vajzën 16-vjeçare me inicialet S. K., nga qyteti i Këlcyrës.
Indicia për rastin u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale. Menjëherë pas publikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet zyrtare për rastin, duke shoqëruar fillimisht 7 persona.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, në këtë ngjarje rezulton i përfshirë edhe një tjetër shtetas, Gerti Prifti, 47 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në një lidhje me të miturën. Prifti, së bashku me një shok të tij, Isi Pasho, dyshohet se kanë shantazhuar efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mos-publikimit të videove intime që dispononin.
Ndërkohë, njerku i vajzës, Pajtim Baka, është ndaluar për t’u marrë në pyetje, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.
Pritet një reagim zyrtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale për të gjithë personat e përfshirë.
© SYRI.net