Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët automjeti në Berat

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët automjeti në Berat

21:32, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Beratit.

Mjeti është djegur plotësisht, duke u kthyer në hi brenda pak minutash.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Image

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen e makinës nga flakët, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të rastit.

Ngjarje të tilla kanë shkaktuar shpesh shqetësim tek qytetarët, pasi ky është rasti i tretë ku automjetet përfshihen nga flakët në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco