Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

‘Jeni gjobitur me...’/ AKSK paralajmëron: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme qarkullimi

‘Jeni gjobitur me...’/ AKSK paralajmëron: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme qarkullimi

17:51, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët se po qarkullon një mesazh i tipit ‘smishing’ që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. AKSK thekson se ky nuk është komunikim nga institucionet shtetërore dhe apelon për kujdes maksimal nga qytetarët.

 ‘Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare; mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare; njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla’, - thuhet në apelin e AKSK.

Autoriteti bën të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin dhe bllokimin e faqes mashtruese, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kujtojnë se ‘smishing’ është një formë e mashtrimit përmes SMS-ve, e ngjashme me phishing-un, ku autorët synojnë të vjedhin të dhëna personale ose të kryejnë mashtrime financiare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco