Familja dhe ambasada çeke në Shqipëri kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 68 vjeçarit Pavel Pospisil i cili ka humbur kontaktet në vajzën dhe bashkëshorten e tij prej datës 12 shtator 2025, teksa kishte dalë për një shëtitje buzë detit në Golem.
Pavel Pospil është parë për herë të fundit në një hotel në Durrës teksa është larguar në datën 12 shtator rreth orës 11. Një ditë më pas ai është shpallur i humbur dhe policia shqiptare ka nisur zyrtarisht kërkimet për të.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion që mund të kenë të kontaktojnë me policinë shqiptare për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Lexo dhe: Durrës, zhduket pa gjurmë turisti çek - Pavel Pospisil
Një ditë më parë për Syri Televizion, vajza dhe bashkëshortja e turistit të humbur, akuzuan policinë e Durrësit se po neglizhon kërkimet për gjetjen e familjarit të tyre. Në mungesë të përgjigjes nga autoritetet shqiptare, familjaret e turisit të zhdukur kërkuan ndihmë me grupe kërkimi nga Çekia.
Deri më tani nga policia e Durrësit nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me kërkimet për turistin e zhdukur, ndërsa familjaret e tij, kërkojnë ndihmë nga çdo kusht që mund të ketë dijeni për fatin e Pavel Pospisil.

© SYRI.net