Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Aksident zinxhir/ 6 makina përplasen në hyrje të autostradës 'Ibrahim Rugova'

16:54, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident zinxhir me përfshirjen e gjashtë automjeteve është shënuar pasditen e sotme në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 kilometra pas daljes nga kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë.

Fillimisht u shënua përplasja e një automjeti të vogël me targa shqiptare me një kamionçinë tip Iveco me targa të Kosovës.

Goditja fillestare shkaktoi një përplasje zinxhir që përfshiu edhe katër mjete të tjera që po lëviznin në drejtim të Prizrenit.

Fatmirësisht, pavarësisht përmasave të aksidentit, nuk raportohet për persona të lënduar apo në gjendje të rëndë shëndetësore. Dëmet janë kryesisht materiale, ndërsa disa nga automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej automjeti me targa shqiptare. Autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer hetimet e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco