Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Aksident në Lushnjë/ Përfundon në spital motoçiklisti, përplaset me një mjet

Aksident në Lushnjë/ Përfundon në spital motoçiklisti, përplaset me një mjet

16:01, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food është plagosur dhe dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes këtë pasdite, pas një përplasjeje me një automjet me targa të Kosovës.

Aksidenti ndodhi pranë rrethrrotullimit të njohur si i “plasmasit”, një zonë me qarkullim të dendur. Policia e qarkullimit mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku përveç dokumentimit të rrethanave të aksidentit, ndërhyri edhe për disiplinimin e trafikut.

Sipas hetimeve paraprake, të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin kah, ndërsa drejtuesja e automjetit me targa kosovare ishte duke kryer një manovër për t’u futur në rrethrrotullim, çka ka sjellë përplasjen me motoçiklistin.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e motoçiklistit është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco