EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës

EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës

14:17, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme në Himarë.

I dëmtuar ka mbetur 69-vjeçari i identifikuar si Përparim Popa. Mbeten ende të panjohura dinamika dhe shkaqet e krimit, teksa po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ai ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit kryesisht dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit për mjekim.

Pasi i është dhënë ndihma e parë në Himarë, mësohet se i moshuari është përcjellë menjëherë për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe, së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco