Zbulohen dy parcela me kanabis në periferi të Peqinit, arrestohen dy persona

Zbulohen dy parcela me kanabis në periferi të Peqinit, arrestohen dy persona

12:19, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka finalizuar një operacion antidrogë në periferi të qytetit të Peqinit, duke zbuluar dy parcela të vogla të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe çoi në arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, parcelat ishin të fshehura në një zonë të pyllëzuar dhe ishin mbjellë në mënyrë artizanale, me qëllim shmangien e zbulimit nga ajri.

Dy të arrestuarit, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditura, dyshohet se kanë qenë përgjegjës për kultivimin dhe mirëmbajtjen e bimëve narkotike.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco