I dehur në timon, dhunon policët që e ndaluan/ Arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

I dehur në timon, dhunon policët që e ndaluan/ Arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

10:55, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 34-vjeçar u vu në pranga në Bulqizë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit dhe duke kryer manovra të rrezikshme në një zonë të banuar.

Sipas njoftimit zyrtar, patrulla e Komisariatit të Policisë Bulqizë konstatoi automjetin që lëvizte në mënyrë të parregullt në lagjen e vjetër të qytetit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke vërtetuar se ishte në gjendje të dehur.

Në momentin kur oficerët e policisë ndërhynë për ta shoqëruar në komisariat, 34-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit, shkruan A2 CNN.

Menjëherë pas incidentit, ai u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Dibrës.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco