Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Shkurov është nisur me urgjencë në spitalin e Korçës.
Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël por për mjekim më të specializuar, do të niset drejt Tiranës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qënë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
© SYRI.net