Mashtrimet online, Policia operacion në Fier, raportohet për 6 persona të arrestuar

Mashtrimet online, Policia operacion në Fier, raportohet për 6 persona të arrestuar

10:49, 14/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona.

Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.

Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco