Atentati mafioz në Shkodër! Del fotoja e viktimës së dytë, shoqërues i Eugen Vasos

Atentati mafioz në Shkodër! Del fotoja e viktimës së dytë, shoqërues i Eugen Vasos

11:49, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një atentat me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur. Në vendngjarje ka humbur jetën Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), ndërsa Liridon Kraja, ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Personi në foto është Liridon Kraja, truproja i Erogen Vasos Brajoviç. 31-vjeçari mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës Kolë Idromeno, ku në atentat u plagosën edhe Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, dhe kameriereja 25-vjeçare Meri Kaceri. Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç dhe dyshohet se ka qenë objekti kryesor i sulmit.

Liridon Kraja, i cili është dhëndri i Bajrovicëve dhe ishte martuar me kushërirën e Erogen Vasos, ishte gjithashtu i shoqërueshm i këtij të fundit gjatë ngjarjes.

Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Ragip Gila si të dyshuar për kryerjen e këtij krimi, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit, një armë automatike.

Ngjarja ka tronditur thellë qytetin e Shkodrës dhe hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe autorëve vijojnë intensivisht.

Viktimat:

Armando Pali (punonjës IMT)

Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç

Të plagosurit:

Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç

Meri Kaceri, 25 vjeçe

I arrestuari:

Ragip Gila, 28 vjeç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco